Gjendet një predhë mbi 300 kg në Fier. Rrethohet zona

Në Frakull të Fierit është gjetur një predhë e Luftës së Dytë Botërore. Predha është gjetur pranë liqenit nga banorët e zonës dhe me pas është lajmëruar edhe ministria e Mbrojtjes. Mendohet se predha është hedhur gjatë pushtimit të Italisë në 1939 nga aviacioni italian.

Raportohet se në vendngjarje kanë shkuar Forcat e Armatosura të ushtrisë shqiptare dhe ato xheniere, të cilat po bëjnë ekspertizën e predhës që peshon rreth 300 kg.

Ushtria ka krijuar një perimetër sigurie për të mos lejuar kalimin e banorëve apo kalimtarëve të rastësishëm. Ende nuk ka një urdhër për evakuimin e banorëve të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?