Gjendet një trup i groposur në Nikël, kush dyshohet se është…

Një trup i pajetë i një mashkulli është gjetur i groposur në Nikël të Fushë-Krujës. Dyshimet janë se i përket Eljon Hysës, i cili u denoncua i zhdukur disa ditë më parë nga familjarët, raporton “News 24”.

Kush është Eljon Hysa?

Eljon Hysa, foto e publikuar nga Oranews
Eljon Hysa

Policia e Kurbinit njoftoi disa ditë më parë se ka nisur hetimet pas denoncimit te bere nga babai i një 34-vjecari nga Laci, për zhdukjen e djalit te tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018”- njofton policia, e cila shton se ky person ka qene i shpallur ne kërkim pasi gjykata ka “caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I riu kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishtë një mobileri.

34-vjeçari rezulton edhe me dy emra të tjerë, Elvis dhe Eli. Por pas ditës së takimit ai u zhduk pa gjurmë dhe familja nuk ka më asnjë informacion për të.

Familjaret e tij kane dyshime se ai mund te jete vrare. Ai është në kërkim nga policia pasi është dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur me 10 korrik të vitit 2015 në Sarandë. Hysa, rezulton per policinë bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në qytetin bregdetar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?