Gjendet një trup i pajetë në bregdetin e Vlorës, nisin hetimet

Në mesditën e kësaj të premteje është gjetur një trup i pajetë në qytetin e Vlorës. Raportohet se dallgët e detit kanë nxjerrë në breg trupin e pajetë në Zvërnec.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimin.

Trupi i pajetë po transportohet drejt morgut të qytetit dhe priten detaje të reja pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?