
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një person i moshuar është gjetur i pajetë në zonën e përroit të Zaranikës.
“Në lagjen “Dyli Haxhire”, ka humbur jetën, në rrugë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi N. Sh., 78 vjeç.
Trupi i pajetë është dërguar në morg, për kryerjen e ekspertizës.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.