Gjendet pa jetë në një përrua 49-vjeçari në Librazhd, ishte zhdukur prej një dite

Një 49-vjeçar është gjetur i pajetë në një përrua në zonën e Librazhdit.

Sipas të dhënave paraprake të bëra publike nga Policia e Elbasanit, trupi i shtetasit me inicialet S.H., 49 vjeç, u konstatua në një përrua në fshatin Librazhd Katund. Nga verifikimet e para dyshohet se ai mund të ketë rënë aksidentalisht në ujë dhe për pasojë të jetë mbytur.

Familjarët kanë deklaruar se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa pasditen e një dite më parë dhe se vuante nga probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë ndikuar në ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar çdo detaj që lidhet me këtë rast.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?