Gjendet pa shenja jete 41-vjeçarja në Kamëz, për çfarë dyshohet

Policia e Kamzës njofton se një 41-vjeçare është gjendur pa shenja jete gjatë ditës së sotme.

41-vjeçarja banuese në Laknas, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 15.08.2024, në Kamëz, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasja E. L., 41 vjeçe, banuese në Laknas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?