Gjendet i gjallë pas tre ditësh në makinë, kishte rënë me makinë në lumë!

Një aksident rrugor mendohet të ketë ndodhur tre ditë më parë në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur Ura e Çerenecit.

Siç shihet edhe nga pamjet makina tip Audi ka dalë nga rruga duke përfunduar në Zallin e Bulqizës.

Aksidenti është pikasur nga një kalimtarë  ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të automjetit ku dhe e kanë dërguar drejt spitalit të Bulqizës për ti dhënë ndihmën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime pranë policisë bëjnë se drejtuesi i mjetit me origjinë nga Maqellara ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga familjarët dhe sot personi është gjetur në makinë dhe është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë dhe më pas e kanë nis drejt spitalit të traumës për një mjekim më të specializuar. Mendohet se aksidenti mund të ketë ndodhur para tre ditësh!

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa.

35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, sipas njoftimit të policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?