Gjendet strehim për të moshuarit e hedhur në rrugë nga fëmijët në Korçë
Fotot e dy të moshuarëve që prej ditësh endeshin rrugëve të Korçës pasi ishin nxjerrë me dhunë nga shtëpia prej fëmijëve kanë shkaktuar reagime të forta që mbrëmë kur u publikuan.
Ata ishin nxjerrë prej disa ditësh nga shtëpia prej djalit dhe vajzës dhe endeshin rrugëve të qytetit pa ngrënë dhe strehë mbi kokë.
Pamjet shkaktuan mjaft solidarizim në rrjetet sociale.
Dy të moshuarit do të dërgohen në azil, fillimisht në Poliçan dhe më pas në kryeqytet duke zgjidhur kështu përfundimisht problemin e strehimit për ta.
Vendimi është marrë gjatë paradites së sotme dhe të moshuarit janë nën kujdesin e Strehimit Social.
KOHA JONË SONDAZH

