Gjendet te Liqeni një vajzë 4 vjeç, Policia e Shtetit: Na ndihmoni të gjejmë familjarët

Një vajzë e vogël, vetëm 4 vjeç, është gjetur e vetme te Liqeni Artificial mbrëmjen e së mërkurës. Policia bën apel për ndihmë për gjetjen e familjarëve. Policia thotë se vajza quhet Merkel, ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

“Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?