Gjendet vogëlushja e humbur në Laprakë, polici “hero” e pikas në rrugë duke qarë

Një vajzë 6 vjeç ka humbur sot në Tiranë. Vogëlushja është gjetur e vetme duke qarë në rrugë, në zonën mes Zogu të Zi dhe Laprakës. Ajo është pikasur nga një punonjës i Policisë Rrugore, i cili e ka marrë vogëlushen, i ka dhënë ujë e ushqim dhe është përpjekur të zbulojë adresën e prindërve të saj.

Njoftimi i policisë:

Prindërit bënin kallëzim për humbjen e vajzës së tyre, ajo ishte gjetur nga polici rrugor. Punonjësi i Policisë Rrugore, duke kryer shërbim në aksin Zogu i zi- Laprakë, ka vënë re një vajzë të vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjësi i Policisë Rrugore e ka marrë vajzën 6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun e rrugores se mamaja e vajzës sapo kishte bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares. Vogëlushja është transportuar me makinën e policisë dhe i është bashkuar prindërve të saj, të cilët kanë falënderuar policinë për gjetjen e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?