Gjendje e rënduar psikologjike, Koraqi: Ilaçet ndikojnë te psikoza e pacientëve
Shefi i Insitutit Laboratorik, Andi Koraqi ka folur në lidhje me gjendjen psikologjike të pacientëve që trajtohen nga Covid-19.
Koraqi ka thënë se situata pandemike vetë ka ndikuar te sistemi nervor i njerëzve, por edhe medikamentet e përdorura sipas tij kanë ndikim.
Koraqi: Në QSUT ka konsulta me psikologët, nuk e di se çfarë ndodh me “Shefqet Ndroqin”.
Dihet që situata e pandemisë është një stres i veçantë që i shkaktohet sistemit nervor të të gjithë njerëzve, qofshin të sëmurë apo edhe të shendoshë. Dikush humb jetën, dikush ka të afërmit në gjendje të rëndë, plus izolimit për shkak të përhapjes së virusit me kontakte. Të gjitha këto janë shkaqe që shkaktojnë një ndryshim dhe ndikojnë në sistemin nervor të individit.
Mendohet që Covid-19 ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në sistemin nervor dhe përveç këtyre janë edhe medikamentet që përdoren që mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë te individi. Duhet të merren dhe të flasin psikologët për këtë.
Ditën e sotme një pacient 69 vjeçar nga Fieri u hodh nga ballkoni i Infektivit, ku edhe po merrte shërbimin shëndetësor për Covid-19.
Andi Koraqi, shefi i Insitutit Laboratorik në një intervisë për Ora News ka folur në lidhje me frikën dhe përgatitjen për hapjen e spitaleve rajonale në funksion të të infektuarve nga Covid-19.
Koraqi ka thënë që një skenar i tillë ekziston në rast se ezaurohen të tre spitalet Covid, ndërkohë që ka shtuar se masat e marra kërkojnë uljen e impakteve të pandemisë.
“Skenaret janë, nëse ezaurohen të gjithë spitalet Covid atëherë të gjithë spitalet do të kthehen në spitale Covid”, ka thënë Koraqi.
-A i kemi të gjitha kapacitetet edhe në staf mjekësor për t’i përballuar?
Koraqi: Në asnjë vend të botës nuk mund të jenë kapacitetet për të përballuar pandeminë, sepse nuk mund të ngresh një sistem shëndetësor për të përballuar njëherë në 100 vjet pandemitë. Masat merren për të zvogëluar impaktin që ka pandemia në sistemin shëndetësor dhe për t’i dhënë kohë sistemit shëndetësor që të adaptohet.
-Po bëhen trajnime specifike për mjekët në spitalet rajonale për t’i shërbyer pacientëve me Covid?
Koraqi: Trajnimet do të vazhdojnë. Edhe para 1-2 javësh u bë një trajnim në Pallatin e Kongreseve për mjekët e spitaleve rajonale dhe për të tjerë. Trajnimet nuk kanë fund përsa i përket mjekëve në përgjithësi për përballimin e emergjencave dhe për përballimin e rasteve që kërkojnë mjekë reanimator. Por janë brenda kapaciteteve.