Gjendje kritike në Lezhë, zjarri po shkon drejt rrugës kryesore

Shëngjini dhe zonat përreth tij, vijojnë ende të jenë në gjendje kritike, pasi situata e zjarrit qëndron ende problematike.

Zjarri i madh që ka përfshirë prej mëngjesit malin e Shëngjinit, në Lezhë është duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Bëhet me dije se në afërsi të vendit të quajtur ‘Rana e Hedhun’, janë aktivizuar dy vatra të reja zjarri. Sakaq, flakët po zbresin me shpejtësi drejt rrugës kryesore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Mbrojtjes është në terren dhe po e monitoron situatën. Ministria ka dërguar 100 trupa për shuarjen e zjarrit. Flakët në mëngjes u përhapën nga një vatër e izoluar prej dy ditësh. Era e fortë bëri që zjarri t’u afrohej edhe disa shtëpive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emergjencat civile kanë nisur një helikopter për të hedhur ujë nga ajri dhe zjarrfikës nga Laçi e Shkodra kanë ardhur në ndihmë për të shuar flakët.

Kjo gjendje, ka ndikuar tek dhjetëra banorë, që tashmë janë evakuuar por ka shkaktuar largim të pushuesve.

https://www.facebook.com/roksana.avdia/videos/vb.100005423556995/517197271804387/?type=2&theater

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?