Gjergj Luca: Cili nga ne është më “i çmendur” që urtëson debatin politik?

Në epokën e spektaklit politik, Gjergj Luca nuk mund të mos zgjedhë edhe ai një rol protagonizmi. Atipiku dhe ekscentriku Luca, i shoqëruar nga dy prej figurave më kontroverse të debatit publik, Bled Mane dhe Ilir Demaliaj, vijon pelegrinazhin e tij në amfiteatrin e groteskut politik, në Gramsh. Aty, në fasadat e fabrikës së përpunimit të peshkut, Luca ka stampuar kulmet e historisë politike, duke e shndërruar këtë hapësirë industriale në një galeri grafitesh, ku legjendat revolucionare zënë vendin e tyre. Midis tyre, Che Guevara dhe Fidel Castro, me parullën e tyre të pavdekshme “Viva la Revolución”, që në këtë kontekst, më shumë se një slogan historik, bëhet një reflektim ironik mbi realitetin shqiptar.

Gjergj Luca, me intuitën e tij për spektaklin dhe provokimin, i ndan rolet në këtë paralele historike dhe ironike. Me Syçin (Ilir Demaliajn) si bashkëbisedues, lind pyetja: kush është Guevara dhe kush Castro? Një lojë identitetesh dhe simbolikash, një improvizim ku historia e revolucionarëve kubanë dhe grotesku politik shqiptar përzihen në një narrativë të re, ku e kaluara dhe e tashmja bëjnë rezonancë me njëra-tjetrën.
Por historia nuk flet vetëm në muret e kalasë së Rozafës në Shkodër. Në këtë skenografi të improvizuar, edhe muret e Rozafës shqiptare – ato të Labinotit, Maliqit dhe Përrenjasit – kanë historinë e tyre për të treguar. Dhe në Gramsh, mes pikturave murale, komandantët Guevara dhe Castro qëndrojnë krah për krah me Fahriun dhe Syçin, duke e bërë më të qartë se kurrë se historia nuk shkruhet vetëm nga fituesit, por edhe nga ata që e interpretojnë atë.
AV

SHKARKO APP