Gjergj Luca i bën thirrje Altin Dumanit, më bëj derman!
Pasi vlerësimit që Departamenti Amerikan i Shtetit i bën, Altin Dumanin, si Kampion Kundër Korrupsionit për vitin 2024, për përpjekjet e jashtëzakonshme, vendosmërinë, guximin dhe integritetin e palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar, ka reaguar përmes një postimi sipërmarrësi Gjergj Luca.
Gjergj Luca i bën “Thirrje publike Altin Dumanit!
Më bëj derman e më gjej vendin nëse meritoj lirinë a burgun. Kam 33 vjet që punoj dhe 15 vjet që dëgjoj fyerjet dhe shpifjet më të mëdha nga politika dhe media. Dua ta di nga ju zoti Dumani dhe nga SPAK-u a mund të më hetoni dhe të më zhvishni lakuriq para shqiptarëve?”
Kjo që shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale Gjergj Luca është një vlerësim që ai i bën drejtësisë, Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe SPAK, drejtuesit të saj, Altin Dumani, i cili e ka shndërruar SPAK në një institucion të besueshëm dhe derman për ata që duan të shpëtojnë nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, por edhe për ata që duhet të japin llogari për abuzimet dhe shkeljet që kanë bërë.
Gjergj Luca, në këtë dalje publike nga Greqi, kërkon nga SPAK që të hetohet figura e tij, aktiviteti dhe veprimtaria “kriminale”, siç pretendojnë media dhe individë, të cilët non stop akuzojnë, shajnë dhe e baltosin, jo vetëm emrin e tij, por edhe punën dhe përpjekjet për të bërë sa mundet dhe më të mirën për këtë vend, për këtë që ai beson.
Luca i lutet drejtësisë, SPAK dhe drejtuesit të saj ta fusë, ndoshta jashtë radhe kontrollin e ligjshmërisë së aktivitetit të tij. Më shumë se për vete, Gjergj Lucën, ai mendon për ata që duan të marrin klikime, dhe kapital politik, ata që duke sharë dhe akuzuar Gjergj Lucën të mund të përfitojnë vëmendje dhe interesim.
Shpresojmë që kjo thirrje e sinqertë e Gjergj Lucës drejtuar Altin Dumanit, për t’i bërë derman, të merret në konsideratë, ndoshta për t’i dhënë fund edhe sharjeve dhe akuzave ndaj tij dhe për të. Luca e bën këtë thirrje për të qenë i qetë me veten dhe i pastër me ata që e besojnë dhe e duan atë. Sikurse ai pak beson, se edhe nëse një hetim i paanshëm e nxjerr atë të pastër, këto gojë e gjuhë të pista, do të pushojnë së shari, mallkuari dhe akuzuari atë.
Albert Vataj