Gjergj Luca, kremton tre gëzime, Lindjen e Krishtit, të nënës Mimika dhe djalit, Ndrekës

Sonte, Gjergj Luca i është bashkuar Natës së Madhe të Krishtlindjes nga shtëpia e tij në Fish City, duke përcjellë përmes një urimi falënderimet dhe mirënjohjen e bekimit që sjell kjo natë e shenjtë, e cila bashkë me Ardhjen e Mësisë, në familjen e tij, ka begatuar me ditëlindjen e nënës Mimika dhe të djalit Ndrek, i cili sonte mbush 6 vjeç.

“Ne sot kemi tre gëzime në familjen tonë: Krishtlindjen, ditëlindjen e nënës Mimika dhe ditëlindjen e ëmbël të djalit Ndrekës. Nga familja Luca ju urojmë shëndet e mirësi për çdo familje shqiptare dhe për familjen e përbashkët Shqipëri!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Luca me këtë video ka uruar të gjithë, Gëzuar Krishtlindjet.

“Paçi gëzim dhe Zoti bëftë më të mirën për familjet tuaja”, e mbyll urimin e tij Luca, në këtë natë të shenjtë, në këtë Krishtlindjeje, në këtë natë ku të gjithë bashkohen për të pritur ardhjen e Jezusit, përmbushjes së premtimit të shenjtë, mëkimit të dritës që mëkon dashuri dhe shpresë.

AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?