Gjergj Luca me muralet groteske: Nuk ka “Shqipëri Madhështore” pa ne të mëdhenjtë e Shqipërisë
Sipërmarrësi dhe polemisti politik dhe apolitik, ai që nuk ndalon asnjë herë, por është gjithnjë në vendin dhe kohën e duhur, për të thënë dhe bërë gjithnjë gjënë e duhur, në mënyrën dhe me tonin e zërit dhe qeshjen e tij karakteristike, ai që e duan dhe e urrejnë, Gjergj Luca, ka vijuar edhe sot me spektaklin e tij të groteskut me politikën.
“Po ku ka Shqipëri Madhështore pa Gjuzin, pa Nardin, pa Vangjelin, pa Monën, pa Syçin, pa Bled Manen dhe pa Gjergj Lucën? Mundohu sa të duash doktor por duhet ta dish, pa ne ti je si Kujtimi pa mustaqe, me ne ti je si Gjuzi monark konservator dhe me mustaqe natyrisht!”, shkruan ai në postimin që ka ndarë në rrjetet sociale, shoqëruar me një video ku ai shoqërohet nga dy personashe atipik të gazetarisë, Ilir Demaliaj dhe Bled Mane komenton karikaturat groteske që ai ka realizuar në fasadat e fabrikës së përpunimit të peshkut në Gramsh.
Duke u besuar karikaturave të tij murale, kësaj mënyre tepër origjinale të të reaguarit, ai ka ngritur zërin, ka fshikulluar dhe sulmuar. Sa ironik aq dhe cinik, ai demaskon lojën e politikës në kurriz të aspiratave europaine të Shqipërisë.
AV