Gjergj Marku: Me Altinin e Mrizit të Zanave, 15 vite realitet pas ëndrrës së madhe!

Nga Gjergj Marku

Sot u mbushën plot 15 vite që nga nisja e parë e ngritjes së agroturizmit më unik në Shqipërinë e këtyre 35 viteve, me emrin simbolik dhe të rrallë “Mrizi i Zanave”.

Altini e ka përçuar përmes pak rreshtave këtë udhëtim, që është modeli më i mirë i këtij tranzicioni, modeli që ka udhëhequr nga Jugu në Veri sa e sa ëndrra të tjera për t’u bërë realitet i prekshëm në atdheun tonë të dashur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po sjell përshkrimin e Altinit:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më datë 4 qershor 2010, me rreth 25 000 € kursime dhe një kredi që e morëm duke ‘gënjyer’ se do blinim zetor (ngaqë asokohe nuk jepte kush kredi për investim në fshat), e hapëm Mrizin e Zanave.

Me shumë ëndrra dhe me djersën e ballit dhe vetëm me djersën e ballit, jemi këtu!

Sot, në nivel kombëtar dhe rajonal, ka ndryshuar perceptimi mbi produktin vendor, gatimet tradicionale dhe investimin në zonat rurale.”

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?