Gjergji Bojaxhiu flet për ushqimet “bio” në Shqipëri tek Blendi Fevziu

Gjergji Bojaxhiu, pas akuzave publike dhe te dorezuara nga policia e shtetit ne prokurori, ftohet nga Blendi Fevziu ne emisionin “Opinion” ku flet per ushqimet bio ne Shqiperi. Policia e Shtetit e ka akuzuar Bojaxhiun per nje sere shkelje ligjesh, bile edhe per pastrim parash, ndersa prokuroria po heton ne lidhje me dosjen e dorezuar.

Prokuroria ka filluar hetimin e Gjergj Bojaxhiut. Qindra fletë në dosjen e tij të sjellë nga Policia. Dosja e Gjergj Bojaxhi është një ndër më voluminozet mes atyre që Prokuroria e Tiranës po shqyrton këto ditë. Qindra faqeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave dhe policia po u shtohen edhe dhjetëra dokumenta të tjerë.

Pas regjistrimit të procedimit penal, prokuroria e Tiranë po kërkon zyrtarisht informacione në të gjitha institucionet shtetërore e private që monitorjnë apo kryejnë transaksione të parave. Policia dhe Parandalimi i Pastrimit të Parave e akuzojnë ish –funksionarin e lartë për pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjergj Bojaxhi dyshohet se qëndron në krye të një skeme të krijuar për pastrimin e parave, e cila vihet në lëvizje nga kompania “Everest Oil”; një sistemi të quajtur atell, që policia thotë se funksionon ‘jashtë syrit të shtetit dhe brenda besimit reciprok të një grupi njerëzish, që realizojnë fitimet dhe qëllimet e tyre në formën e një rrjeti merimangë, duke njohur mjaft mirë vakumet ligjore të tregut bankar e financiar’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria i ka dërguar një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të parë të gjitha pasqyrat e veprimeve që Bojaxhi ka kryer si administrator i “Everest Oil”, të krijuar prej tij në vitin 2012. Bojaxhi është edhe aksioner i kësaj kompanie.

Specialistët e Krimit Ekonomik e shohin të dyshimtë faktin se “Everest Oil” u krijua në korrik 2012 dhe vetëm në 4 muaj, deri në nëntor 2012, ka qarkulluar mbi 29 milionë dollarë. Këtu nuk llogariten shumat e tjera të qarkulluara në llogari bankare në euro e lekë.

Vetë Bojaxhi ka depozituar cash në llogari të “Everest Oil” 26 milionë dollarë në 3 vjet (2012 – 2015). 100 milion dollarë përllogariten paratë hyrëse nga llogari të tjera të kompanise, në sistemin atell.

Edhe fitimet e kompanisë shihen si të dyshimta. “Everest Oil”, në vitet 2013 ka fituar mbi 200 milionë lekë. Në vitin 2014 ka patur një xhiro prej 18 miliardë lekësh. Ajo ka patur 11 punonjës në vitin 2013 dhe e ka pakësuar në 6 numrin e tyre një vit më pas. Fitime për aksionerët (dividend) janë shpërndarë 223 milionë lekë.

Në deklarimin e pasurisë së Bojaxhi dhe familjes së tij, si zyrtar i asaj kohe (ai ka qenë zëvendësministër i ekonomisë, drejtor i KESH dhe drejtor i INUK) shihet se pasuria nuk i kalon 50 mijë euro në vit.

Nderkohe tek Blendi Fevziu ne Opinion Gjergji Bojaxhiu sqaroi se si duhet te konsumohen ushqimet bio dhe si duhet te kontrollohen nderkohe qe ne studio kishte nje panel me specialiste te fushes ne fjale per te cilin Fevziu diskutonte.

A mos dalja e tij per ushqimet bio eshte per te shkeputur vemendjen nga akuzat e policise dhe hetimi i prokurorise si per te thene se ” une jam bio , kurse policia jo bio”!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?