Gjermani, përplasen dy trena me pasagjerë, flitet për disa të vdekur e të plagosur

Dy trena me pasagjerë janë përplasur në Bavari të Gjermanisë dhe flitet për disa persona të vdekur dher disatë plagosur. Përplasja ndodhi në Bad Aibling, një qytet rreth 60 km në jug lindje të Mynihut.

gjermani-trenat-620x380

Njëri prej trenave doli nga shinat dhe disa vagonë janë përmbysur informojnë mediat gjermane.

Shërbimet e emergjencave dhe helikopterët e shpëtimit ndodhen në vendngjarje. Nuk dihet saktësisht shkaku i përplasjes por përmes një postimi në Tëitter policia e Bavarisë thotë se janë të paktën 100 të plagosur.

Janë mbyllur të gjithë rrugët që të çojnë drejt vendit ku ndodhi aksidenti gjithashtu edhe linjë hekurudhore ku ndodhi aksidenti.

SHKARKO APP