Gjermani; Shqiptarët po rikthehen në atdhe, nuk fituan azil
2015 ka parë fluksin më të madh të lvëzjeve emigratore. Shqiptarët kanë qenë ndër të parët që shihin Gjermaninë si destinacionin e duhur për të emigruar, duke marrë shkas që vendi ka ende politika pritëse për refugjatët. Mediat gjermane, bëjnë të ditur se gati 9.350 shqiptarë janë kthyer vullnetarisht gjatë muajve të fundit në atdhe.
Sipas statistikave zyrtare, shqiptarët përbëjnë një të tretën e numrit të përgjithshëm prej 30 mijë personash të rikthyer vullnetarisht gjatë këtij vitit.
Bëhet me dije se janë ende rreth 20 mijë shqiptarë të cilët janë në pritje të shqyrtimi te kërkeses se tyre për azil në Gjermani. Në të njejtën kohë, cdo muaj rreth 1500 shqiptare vazhdojnë të kërkojne azil në ketë shtet, pavarësisht që shanset për azil janë pothuajse zero.

KOHA JONË SONDAZH

