Gjermania: Emigrantët pa dokumente nga Ballkani, do deportohen
Emigrantët e papajisur me dokumente, të cilët vijnë nga Ballkani duhet të deportohen nga Gjermania. Këtë e ka bërë me dije vetë ministri i Jashtëm gjerman, Frank Valter Steinmajer, teksa ka theksuar se 30-40% e aplikimeve për azil vijnë nga Ballkani perëndimor.
“Ky grup nuk ka as shansin më të vogël për të marrë statusin e refugjatit në Gjermani. Për këtë arsye duhet të veprojmë në mënyrë të qartë dhe në përputhje me rregullat tona”, deklaroi shefi i diplomacisë gjermane në një intervistë për të përditshmen “Bild”.
Duke shtuar se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si vendet e tjera të rajonit për shkak të afrimit të tyre me Bashkimin Evropian.
KOHA JONË SONDAZH

