Gjermania, Franca dhe Britania: Irani të heqë dorë nga programi bërthamor

Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar informojnë se “nuk kanë marrë pjesë” në sulmet amerikane ndaj Iranit. Ato theksojnë se i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit “të heqë dorë nga programi i tij bërthamor” dhe dënojnë kundërpërgjigjet e Teheranit ndaj vendeve të rajonit. “Nuk kemi marrë pjesë në këto sulme, por jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe partnerët e rajonit”, thuhet në deklaratën e grupit E3.

Nga ana tjetër presidenti Vladimir Putin zhvilloi një video-konferencë me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë në Rusi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se u diskutua në lidhje me sulmet e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit.

Linjat ajrore globale kanë anuluar dhe po ndryshojnë itinerarin e fluturimeve në të gjithë Lindjen e Mesme pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit, duke shkaktuar mbyllje të hapësirës ajrore në Iran, Irak, Izrael dhe Jordani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?