Gjermania kthen 186 azilkërkues shqiptarë

 

Nga aeroporti i Kasselit në Gjermani, kthehen sot 186 shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, të dëbuar pasi autoritetet vendase ua kanë refuzuar kërkesën për azil.

Siç bëhet me dije, aeroplani me ta fillimisht do fluturojë për Prishtinë, më pas do vijojë për në Tiranë, ndërsa nisja nga Gjermania do bëhet në orën 14.15.

Teksa deri më tani, nga rajoni i Hesses janë larguar vullnetarisht 4000 persona, pasi nuk arritën të gjejnë punë dhe të sistemohen atje.

“Nuk di, po kthehem në Shqipëri dhe duhet ta filloj jetën nga zeroja”, citohet të thotë një shqiptar 27-vjeçar nga Shqipëria.

SHKARKO APP