Gjermania mbështet ”Open Balkan”, Rama: Dera e hapur, por nuk përfshijmë dot kënd me zor

Gjermania mbështet nismën ”Open Balkan”, dhe kryeministri Edi Rama i drejtohet Kosovës, duke thënë se dera është e hapur, por nënvizon po ashtu se as nuk përfshijmë dot kënd me zor.

Kreu i qeverisë shqiptare zbulon se Gjermania po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan, i cili do të mbahet në 6 tetor.

Kurse dje përmes një reagimi të gjatë në facebook, kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë ndjekësve të tij matanë kufirit se “Open Balkan” është mundësia e re në rrugën e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe se Shqipëria nuk do të tërhiqet nga nisma që ka si aktor kryesor edhe Beogradin zyrtar.

Postimi i plotë

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!

Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!

https://kohajone.com/gjermania-mbeshtet-open-balkan-deputeti-beyer-vendet-e-be-se-te-njohin-kosoven/

SHKARKO APP