Gjermania, plan masash për të punësuar emigrantë shqiptarë

Politika në Shqipëri nuk është parë ndonjëherë aq e shqetësuar për shumë shqiptarë, që  nuk  që  punë, aq më pak t’i japë zgjidhje këtij problemi.  

Partia kryesore e koalicionit qeverisës në Gjermani CDU po shqyrton mundësinë që të zgjerojnë listën e profesioneve defiçitare në vend, duke ua lehtësuar kështu shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova aksesin në tregun gjerman të punës.

Shefi i grupit të punëmarrësve në Bundestag, deputeti i CDU-së Peter Vajs, ka thënë për gazetën Rajnishe Post se lista duhet zgjeruar në mënyrë që të përmbushë nevojat e kompanive gjermane.

“Ne duhet të njohim më shumë profesione deficitare që kanë përparësi. Në këtë mënyrë, kompanitë gjermane do të mund t’i punësojnë më lehtë shqiptarët ose kosovarët,” ka thënë Vajs.

Deri më tani, lehtësi aksesi në tregun e punës ka pasur për gjithsej 20 profesione të konsideruara si deficitare, në mesin e tyre profesioni i inxhinierit dhe ato të lidhura me mjekësinë. Për profesione të tilla, Agjensia Federale e Punës nuk u jep përparësi shtetasve gjermanë ku ka vende të lira pune.

Vajs, i cili vjen nga partia e Kancelares Merkle, ka hedhur poshtë propozimin e social-demokratëve të SPD-së që azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor t’u jepen viza pune në qoftë se ata sigurojnë një kontratë pune me pagë minimale të garantuar.

“Ne nuk mund të vendosim rregulla që do të vlenin vetëm për Ballkanin Perëndimor. Ato rregulla më pas do të duhej që të vlenin edhe për të gjithë refugjatët e tjerë,” ka theksuar Vajs.

SHKARKO APP