Gjermania: Po i joshim vetë azilkërkuesit, u japim shumë euro

Duhet rishikuar paga cash që Gjermania u jep azilkërkuesve. Sepse ato janë të larta dhe joshin refugjatët nga vendet e varfra për të ardhur drejt këtij vendi. 

Ky është qëndrimi i fundit i ministrit gjerman të Punëve të Brendshme, Thomas de Maizière, në një intervistë për televizionin ZDF, duke thënë se kolegët e tij evropianë i kanë thënë se “standardet në Gjermani janë shumë të larta”.

Dhe kjo do të thotë se “ne na duhet një debat mbi standardet evropiane të dinjitetit njerëzor dhe të pagesave”.

Ministri ka kujtuar se “refugjatët në Gjermani paguhen aq sa paguhet për shembull në Shqipëri ose në Kosovë një polic për një muaj”.

Ai ka pranuar edhe se ndihmat e përmendura nuk mund të shkurtohen në mënyrë arbitrare.

“Por ne mund të japim më shumë ndihma ndërsa sa u përket parave të xhepit është punë që duhet ta rishikojmë”, shprehet ai. Paratë që ju jepen azilkërkuesve si para xhepi janë 140 euro në muaj dhe ato janë menduar për të përmbushur nevojat themelore të jetës së përditshme.

 

SHKARKO APP