Gjermania: Shqipëria, 7633 kërkesa për azil vetëm në korrik

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka publikuar të dhëna të reja për kërkesat për azil. Sipas autoriteteve gjermane kërkesat për azil janë rritur me 93.2%, krahasuar me korrikun e vitit 2014.

Shqipëria rendit e dyta pas Sirisë me 7633 kërkesa për azil vetëm në muajin korrik, ndërsa Siria është e para me 9413 kërkesa. Po ashtu janë 14 832 kërkesa për aplikim nga vendet e rajonit Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Ndërsa në total sipas Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë, nga të gjitha vendet janë 37 531 aplikime për azil në muajin korrik.

E para në listën e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë për kërkesa për azil është Siria, e pasuar nga Shqipëria, Serbia, Afganistani dhe Iraku.

Maqedonia renditet e 6, me 1961 kërkesa për azil në muajin korrik, ndërsa Kosova në vendin e 7 me 1395 kërkesa për azil.  Kurse Bosnjë- Hercegovina ka vetëm 786 kërsa për azil në muajin korrik.

SHKARKO APP