Gjesti i ambasadorit të OSBE, Celibashi: I vë një minus figurës së tij! Kume: Gishtin na e kanë treguar edhe…
Gjesti i ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borcardt, kundër banorëve të Astirit, është bërë temë diskutimi në emisionin e sotëm “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.
Të ftuarit e kanë dënuar këtë gjest të ambasadorit, duke u shprehur se i vë një minus figurës së tij.
Pjesë nga diskutimi:
Roland Lami: Vendim aspak etik. Një ambasadori nuk i lejohet të barazohet me nivelin e njerëzve, s’po them turmës.
Ilirjan Celibashi: Edhe nëse do të ishte në një sulm personal, nuk duhet ta bënte këtë gjest. I vë një minus figurës së tij.
Kristaq Kume: Gishtin na e kanë ngritur edhe të tjerë. Unë e shoh këtë si rezultat i bashkëveprimit me një silergji negative mes atyre dhe neve të gjithë bashkë. Duhet të jetë një moment reflektimi i të gjithëve. Politika duhet ta lexojë raportin e OSBE për 30 qershorin dhe të nxjerrë mësime.
Arben Ristani: Ambasadori ka pas dhe probleme të tjera të përkrahjes së padrejtësisë, siç ishin deklarimet e bëra për drogën dhe paratë e mbledhura nga droga në Shqipëri. Kjo tregon për një njeri të pabesueshëm në raportet e tij me qeverinë shqiptare dhe opozitën. Besueshmëria që ai ka, pas veprimit të djeshëm, mund ta cënojë veprimtarinë e tij në një tryezë, ku ai duhet të jetë i paanshëm.
Lami: Ajo që po bëhet sot me ambasadorin e OSBE, është bërë edhe më parë ndaj ambasadorëve të tjerë, siç ishte ambasada amerikane.