Gjesti prekës i një nëne boshnjake kur takon Vuçiç

 

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç  ka qenë i pranishëm në Srebrenicë.

Mediat  e rajonit raportojnë se Vuçiç u prit me britma dhe fishkëllima, por situata nuk ishte aq dramatike për shkak të nivelit të lartë të masave të sigurisë.

Ardhja e kryeministrit të qeverisë serbe u parapri nga kordoni i madh i policisë, shkruan zëri.info

Por një nënë boshnjake e ka mirëpritur Vuçiç, Hatixhe Mehmedoviç. Ajo i ka vendosur Vuçiçit Lulen e Srebrenicës, simbolin e gjenocidit.

"Faliminderët që keni ardhur në vendin e gjenocidit, në themelet e së vërtetës duhet të arrihet pajtimi", ka thënë një nga nënat e Srebrenicës.

Ndërkohë që Vuçiç  tha se Serbia në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje dënon krimin e tmerrshëm që ndodhi 20 vjet më parë në Srebrenicë dhe neveritet nga ata që morën pjesë në të.

Në deklaratën e tij, kryeministri i Serbisë theksoi se nuk ekzistojnë fjalet, me të cilat dikush mund të shprehë keqardhje dhe pikëllim për të vrarët.

SHKARKO APP