Gjici: Aeroporti investim i rëndësishëm për të gjithë, punësohen deri në 12 mijë persona

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij që të marrin pjesë në një takim që do të zhvillohet këtë të premte për fillimin e punës për rikonstruksionin e Aeroportit të Kukësit. Sipas numrit një të verlindorëve, i cili edhe para ditësh në një intervistë për “Koha Jone” evidentoi faktin se do të punësohen deri në fazën finale 12 mijë persona.

“Ftoj të gjithë banorët e Kukësit, kudo që ndodhen, që të bëhen pjesë e takimit që do realizohet këtë të premte, ku do jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama. Takimi do të mbahet në orën 14:30 tek Aeroporti, ku z.Rama do të inaugurojë punimet për rikonstruksionin dhe funksionalizimin e aeroportit të Kukësit.

Ky është një nga investimet më të rëndësishme për Kukësin, që do të sjellë zhvillim ekonomik e social të Kukësit tonë. Si i tillë, prej tij përfitojnë të gjithë, ndaj ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij eventi të rëndësishëm. Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, do të ketë një investim, ku vlera e rehabilitimit do të arrijë në 8 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do punësohen, fillimisht, 220 persona ndërsa në fazën finale, 12 mijë persona. Fluksi i lëvizjeve parashikohet të arrijë në 300 mijë pasagjerë në vit. Ndërkohë, do të sjellë çmime të ulëta dhe shërbime cilësore. Në flasim me vepra, jo fjalë boshe dhe përgjumje. Synimi është puna dhe veprat, për Kukësin, jo demagogjia!”, shkruan Gjici në postimin në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?