Gjici inaguron terrenet e reja sportive në shkollën e mesme ”Qazim Shehu” (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici ka inaguruar ndërtimin e terreneve të reja sportive për 150 nxënësit e fshatit Shtiqen që frekuentojnë shkollën e mesme të bashkuar.

Investimi i jep nxënësve të shkollës dhe gjithë komunitetit të zonës, fusha të reja sportive. Gjici u shpreh se investimet në zonat rurale, si ky në Shtiqen, nuk kanë asnjë dallim nga ato të shkollave të tjera në qendër të qytetit.

Gjithashtu, kreu i Bashiksë së Kujkësit theksoi se këto terrene sportive nuk do të funksionojnë vetëm gjatë orëve të paradites, kur edhe zhvillohet mësim në shkollë, por ato do të përdoren edhe gjatë pasditeve dhe gjatë ditëve të pushimit nga komuniteti për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

https://www.facebook.com/PartiaSocialisteKukes.al/videos/360439711657817/?extid=6ltX79XHqG23zgYa&v=360439711657817

SHKARKO APP