Gjiknuri bën prestigjiatorin: Më gjeni një vend që ka lista të hapura dhe koalicionet! Ndodhi “tërmet” dhe ndryshuam Kushtetutën

Përfaqësuesi i Mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjknuri ka shpjeguar me detaje propozimin e PS-së për listat dhe në përpjekje për t’i argumentuar ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë të urdhëruara nga Edi Rama, i cili po aplikon çdo formë të mundshme për të marrjen e ndonjë mandati më shumë në tavolinë me manovrat e tij, Gjiknuri nisi të bënte edhe prestigjiatorin para deputetëve të Komisionit të Ligjeve, duke kërkuar të shfajësojë mazhorancën për vendimin e saj.

“Më gjeni një vend që ka lista të hapura dhe koalicionet, siç ka qenë! Ndodhi “tërmet politik” dhe ndryshuam Kushtetutën”, tha ndër të tjera Gjiknuri.

“I kemi duart e lidhura për të mos prishur marrëveshjen e 5 qershorit, të negociuar nga faktorë që na interesojmë që të t’i kemi pranë, të paktën të shkohet te minimumi i mosdakordësisë. Praktika nuk e ndalon lirinë  e konkurrimit të përbashkët të disa forcave zgjedhore është lejohet që të krijojnë aleanca. Sistemi i kaluar kishte mbyllur lista dhe kishte hapur partitë, por kjo krijon pabarazi se po të kemi edhe lista të hapura dhe parti të hapur krijohet një deformim të vullnetit të zgjedhësve, se vota i shkon një koalicioni i një partie më të madhe dhe krijon deformim dhe kjo është arsyeja se përse asnjë vend i hapësirës së OSBE-ODIHR që të sjellë një moment të një vendi një model propocional rajonal me lista të hapura ose të mbyllura që ka formulimin e koalicionit siç e kemi ne. Asnjë vend nuk e ka. Në 2008 qe një formulë politike e pagjetur kurrkund për që i interesonte forcave politike në atë kohë për të krijuar koalicion, por nuk ishte sipas standardeve. Ndodhi një tërmet i madh politik, ndryshoi Kushtetuta, kështu që jemi të detyruar të ndryshojmë Kodin. Ku janë përfitimet e mia si parti për t’u futur në koalicion, lind problemi si do matet pesha, si do marrë fondet publike dhe formulimi që kemi bërë që partitë përcaktojnë se cilat numra në listat e tyre do i përkasë secilës parti.

Nuk ka asnjë impakt sa i përket financimit apo përfaqësimit. Dhe nga kjo pikëpamje nuk ka asnjë problem koalicioni. Çështja e pragut, edhe kjo është një propozim që në fillim ishte 5%, pastaj u vendos që të përcaktoheshin nga ligjvënësit. 3% quhet një prag normal, i ulët. Në vendet e tjera shkon 4-5%. Kjo reflekton situatën e sotme, u nisëm nga një premisë që të marrësh një përfaqësim duhet të demonstrosh që ke një numër votash. Kjo është diçka që duhet të diskutohet dhe jemi të hapur të negociojmë. E para, zgjedhësi voton me 2 mundësi, listën shumë emërore që i jep votën partisë dhe emrin që preferon nga lista e kandidatëve e dhe mbi bazë të këtyre ndërtohet sistemi. Hapja e listave do të thotë mundësia që i jepet zgjedhësit me votë parapëlqyese për të zgjedhur. Hapja e listave pse bëhet me këtë mekanizëm që ne përcaktim velën mesatare të mandatit. Partitë politik konkurrojnë me ekip, dhe zgjedhësit kur shohin ekipin thonë “mua më pëlqejnë Manja dhe Vasilika” pse duhet t’i vë kryqin një njeriu dhe duhet t’i heq shanset një tjetri. Ai vihet para një vështirësie dhe kjo ka dalë nga eksperience. Nëse nuk vendosim kriter dhe prag a mundemi që të sigurojmë një deputet të denjë. Zgjedhësit voton më shumë për partinë, jo për emra. 70% të votave shkojnë për ekipin jo për emra. Po marr rastin e Vlorës PS ka 66 mijë vota, i pëlqen Damiani dhe X, 6-7 mijë vota shkojnë për emra, pjesa tjetër shkon për partinë, ca do thoni ju se do zgjidhet deputet me 300 vota. Me pak fjalë propozimi jonë është me model perëndimor. Një individ kalon votat mesatare të një mandati siguron mandatit”, tha Gjiknuri.

SHKARKO APP