Gjiknuri dhe Hajdari kërkesë OSBE-ODIHR për ekspertë të huaj

Dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për “Zgjedhoren”, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdar kanë hedhur një tjetër hap të rëndësishëm sa i përket avancimit të kësaj Reforme. Ditën e sotme, dy bashkëdrejtuesiti janë drejtuar me një letër zyrtare OSBE-ODIHR ku kërkojnë dërgimin e një eksperti që do të punojë së bashku me ekspertet vendas në hartimin e drafteve përfundimtare.

Referuar vendimit të marrë në mbledhjen e parë të Këshillit Politik, të zhvilluar disa ditë më parë (16 janar) për këtë reformë janë caktuar 6 ekspertë ligjorë për hartimin e reformës, ndër to dy nga opozita joparlamentare, dy nga Komisioni për Reformën Zgjedhore (mazhoranca dhe opozita parlamentare) dhe dy të jashtëm.

Opozita jashtë parlamentit nuk ka vendosur ende emrat, ndërsa Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi janë dy emrat e ekspertëve nga komisioni i reformës zgjedhore, që kanë qenë dhe do të vijojnë. Palët arritën në dakordësi që të miratojnë në parlament pa ndryshime, me konsensus të plotë, një draft të përbashkët, që pritet të miratohet jo më vonë se 15 marsi.

SHKARKO APP