Gjiknuri: Në zgjedhjet e 30 qershorit hyjmë me këtë kod zgjedhor
Kreu i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të shkohet me kodin aktual zgjedhor. Gjiknuri nënvizoi se reforma zgjedhore do të jetë e vlefshme vetëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Në zgjedhjet e 30 qershorit do të hyjmë me këtë kod zgjedhor. Reforma zgjedhore do të jetë e vlefshme vetëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Koha nuk premton që të ndryshohen rregullat e lojës tani. Reforma Zgjedhore është e vlefshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Gjiknuri.
Damian Gjiknuri nënvizoi se PS mirëpret çdo propozim të PD. Ai shtoi se PS e pret PD-në për propozime deri më datë 5 maj.
PS ka bërë kërkesë që Gjiknuri të jetë bashkëkryetar i Komisionit Zgjedhor. Partia Socialiste ka bërë gjithashtu kërkesë që Blerina Gjylameti të bëhet anëtare e komisionit. Ndryshimet që do bëjë komisioni do të jenë të karakterit teknik ato që ka kërkuar OSBE/ODIHR.
KOHA JONË SONDAZH

