Gjiknuri: Uroj Gjykata mos jetë e ndikuar për vendimin ndaj Tahirit
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, deputeti socialist Damian Gjiknuri komentoi procesin gjyqësor në ngarkim të ish ministrit Saimir Tahiri. Pa dashur të paragjykojë vendimin e gjykatës Gjiknuri tha se uron ai të jetë i bazuar në prova, në ligj, në mënyrë që t’i shërbejë të mirës publike.
“Duke qenë se vi nga drejtësia, janë disa parime që na kanë udhëhequr, më mirë 100 të fajshëm në rrugë se një i pafajshëm në burg. Nuk mund të paragjykoj vendimin. Vetë ai ka thënë që ka besim te drejtësia. Mendoj nuk janë ato standarde prove për akuzat. Me rëndësi është gjykata të jetë e pavarur në vendimin e saj.
KOHA JONË SONDAZH

