Gjimnazistët, pjesë e projektit amerikan për fjalimet publike

Përfshirja qytetare tek të rinjtë shqiptarë dhe nxitja e fjalimeve publike ishte në qendër të projektit nëntë mujor të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë që përfshiu nxënës nga gjashtë shkolla të mesme në Tiranë.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Zyrtarja Përgjegjëse për Diplomacinë Publike në Departamentin e Shtetit, për Europen Jugore dhe Qendrore Heidi Ramsay, u takua me gjimnazistë të përfshirë në projektin SpeakUp në Këndin Amerikan në Tiranë.

Ata i prezantuan një përmbledhje të projektit nëntë mujor, që përfshiu nxënës nga gjashtë shkolla të mesme në Tiranë për të nxitur fjalimet publike dhe përfshirjen qytetare tek të rinjtë shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nxënësit e përfshirë në projekt, drejtuan fushata të suksesshme të përqëndruara në barazinë gjinore, shërbimet këshilluese për karrierë dhe mbrojten e mjedisit në shkollat dhe komunitetet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?