Gjin Gjoni: PS mban njerëz të armatosur, SPAK t’i përgjojë

Kandidati i PD-së në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni akuzon zyrtarë të Partisë Socialiste, duke thënë se po përpiqen me të gjitha mjetet për të intimiduar votuesit apo edhe për të blerë vota për zgjedhjet e 11 majit. Në lidhje me incidentin ku u përfshinë nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, kreu i OSHEE, ai dhe kandidati Ndreca, Gjoni u shpreh se me ta në makinë ishte dhe një personazh me precedentë të theksuar kriminalë dhe i armatosur.

“Problemi është në orët e vona nga drejtues vendorë dhe qendrore apo drejtorë që drejtojnë drejtori rajonale. Natën, punonjës të bashkësi, nënkryetari me një makinë me targa të huaja, me një person të dalë nga burgu me armatim që arriti të largohej, ishte në banesat e qytetarëve në Kolsh. Njerëzit në terren janë në vëzhgim për lëvizjet e dyshimta.

Nuk është normale që nënkryetari i bashkisë të jetë në orën 23:00 me makinë me targa të huaja. Ai nuk mund të shoqërohet me persona me precedentë penalë. Ne kemi foto të personave që dalin natën. Tani kanë ndryshuar strategji dhe ka dalë një makinë me targa gjermane, me drejtues të tatimeve në Gjadër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e kuptoj që drejtues të arrijnë të dalin me makina të huaja, kur kanë makinat personale. Këta persona që ne kemi identifikuar duhet të vendosen në përgjim. Ne na vijnë informacione çdo ditë”, tha Gjin Gjoni në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?