Gjinishi takon të rinjtë e LRI-së: Qytetarinë nuk e poshtërojnë dot mercenarët batakçinj të Rilindjes
Kandidati për deputet i LSI-së në listën e qarkut të Elbasanit, Ermir Gjinishi i shoqëruar nga rinjtë e LRI-së, diskutoi me qytetarët planin e LSI-së, ku shton se qytetarinë nuk e poshtërojnë dot mercenarët batakçinj të Rilindjes. ”Me të rinjtë e LRI -së sot në Elbasan. Qytetarinë nuk e poshtërojnë dot mercenarët injorantë e batakçinj të rilindjes. Vendi ynë nuk është i varfër, por i vjedhur nga honxhobonxhot oligarkë të sekto-rilindjes. Elbasani s’do jetë më qarku nënkampion për varfërinë pas 25 prillit”,-shkruan në facebook, kandidati i LSI-së.