Gjipali për rindërtimin: Banorët nuk kanë besim, kërkojnë një opinion të dytë
I ftuar në interviste në Ora News, inxhinieri i ndërtimit Endrin Gjipali ka folur ne lidhje me çështjen e rindërtimit dhe inspektimit të banesave të ndëmtuara. Ai është shprehur se banorët nuk kanë besim dhe se kërkojnë një mendim të dytë.
Edhe pse janë bërë inspektimet e para, Gjipali thekson se nuk duhet të dalim në konkluzione të nxituara, pasi duhet të sigurohemi që inspektimi është i saktë.
I pyetur nga gazetari se përse banorët kanë më shumë besim tek një inxhinier i huaj se tek ai shqiptar, ai u përgjigj: ” E kemi në traditë që një të huaj ta shohim gjithmonë më lart”.
Gjithsesi ai thekson se qytetarët kanë të drejtë të kenë opinionin e tyre.
Gjipali gjithashtu është pyetur se çfarë duhet bërë në rast se dalin dy inspektime të ndryshme dhe përgjigja e tij ishte se duhet thirrur inxhinieri i ndërtimit të godinës.