Gjirokastër, 43-vjeçares i sekuestrohet çanta me 23.000 euro, i kishte të padeklaruara,
Aktualitet E Diel, 2 Maj 2021 15:55
Një çantë me 22.815 euro i është sekuestruar nga policia një 43-vjeçareje në pikën kufitare të Kakavijës, pasi paratë ishin të padeklaruara.
Për këtë, bëjnë me dije burime nga policia, materialet për 43-vjeçaren A.D., banuese në Cërrik, u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër një ditë më parë.
43-vjeçarja është nën hetim për veprën penale të mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë. /Syri.net/
KOHA JONË SONDAZH

