Gjirokastër, bashkia apel qytetarëve për një mjedis të pastër
Bashkia e Gjirokastrës ka nisur punën në terren për t’iu mundësuar banorëve të qytetit të gurtë gjithë infrastrukturën e nevojshme për ta mbajtur pastër mjedisin. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Bashkisë kanë vendosur kosha të rinj dhe estetikë të mbeturinave në disa rrugë të qytetit.
“15 kosha të rinj dhe tepër estetik dhe funksional janë vendosur përgjatë bulevardit te lagjes 18 Shtatori nga punonjësit e Agjencisë së Shërbimeve Publike”, bën të ditur bashkia e Gjirokastrës. Sipas bashkisë, 30 kosha të tjerë janë ricikluar për t’u rivendosur sërish në shërbim të qytetarëve.
Agjencia e Shërbimeve Publike gjatë këtyre ditëve ka bërë të mundur edhe restaurimin e stolave pranë “Bashtes së Teqesë” dhe në ditët në vijim stolat e munguar pranë kalasë do të zëvendësohen. Bashkia e Gjirokastrës i bën apel qytetarëve të kontribojnë të gjithë së bashku për një qytet më të pastër, për një Gjirokastër më të bukur.
KOHA JONË SONDAZH

