Gjirokastritët me fraktura nga rrëshqitjet në borë, transportohen në spital nga zjarrfikësit



GJIROKASTËR- Dimri i 2017 do të mbahet mend gjatë në Shqipëri, pasi rrallë vendi është përballur me reshje të tilla bore dhe temperatura kaq të ulëta. Gjirokastra, Tepelena dhe Saranda janë mbuluar nga bora.
Por vështirësia më e madhe paraqitet në Gjirokastër, për shkak të terrenit dhe infrastrukturës. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për BalkanWeb se janë shtuar rastet e paraqitura në urgjencë si pasojë e traumave të shkaktuara nga rrëshqitjet në akull apo borë.
Pothuajse të gjithë ata që kanë pësuar lëndime nga rrëshqitjet në borë janë transportuar nga zjarrfikësit. Rasti më i fundit është ai i një qytetari që është rrëzuar në lagjen “18 shtatori” pranë shtëpisë së oficerëve, i cili siç duket edhe në foto është transportuar me barelë nga zjarrfikësit.
/BW

