GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, cakton arrest shtëpie për dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi
GJKKO pezullon nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Gjykata e Posaçme ka marrë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zëvendëskryeministre dhe ministre, dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Ndërkohë, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Gentian Gjylin, kreu i ARRSH dhe Erald Elezit, aktualisht drejtor i KESH.
Ata janë dy nga 5 personat që janë marrë të pandehur për tenderin e Llogarasë.
Ndërkohë në një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret.
Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedural.
“Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.
Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, thuhet në reagim.
KOHA JONË SONDAZH

