GJKKO cakton masat e sigurisë për 14 të arrestuarit! Zbardhet vendimi për avokatin, i cili tha: Jam i rënduar

Pas një seance të gjatë, këtë mbrëmje GJKKO shpalli vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për të arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest në burg për 13 të dyshuarit, ndërsa avokatit Armand Tragajt iu ndryshua masa në “detyrim paraqitje.

Më herët ditën e sotme, avokati Tragaj ka folur para Gjykatës së Posaçme, ku edhe ka kërkuar shfuqizimin e masës ”arrest me burg”. Kërkesa e tij u bë me argumentin se vijimi i masës së sigurisë do të rëndonte situatën e tij familjare.

“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatën time familjare, ku unë jam me dy prindër të smurë, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijën e vogël. Dhe për këtë fakt kërkoj të jem pranë familjes”, ka thënë avokati Tragaj para GJKKO-së, ku u zhvillua seanca për rikonfirmimin e masave të sigurisë për anëtarët e këtij grupi kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në “detyrim paraqitje” u lanë edhe Ervis Deti dhe Bexhet Mema. Megjithatë Deti do të qëndrojë për të paktën 40 ditë në qeli pasi ka një tjetër masë për shkak se Italia kërkon ekstradimin. Në qeli do të mbeten: Orgest Molla, Altin Morina, Akil Ndrejaku, Musa Koça, Rando Aliu, Sokol Isteri Tatani, Ligor Çombashi, Altin Pjetri, Ervin Zeqiri, Gezim Thartori dhe Alfred Hysa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?