GJKKO dënon ish-shoferin e Veliut, jepen vendimet edhe për 8 anëtarët e grupit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shpalli këtë të premte vendimin për një grup në lidhje me kontrabandë mallrash, mosdeklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim të aktiviteteve financiare pa licencë. Ata dyshohet se kanë sjellë në Shqipëri bizhuteri luksoze, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Francë dhe shitur më pas në vendin tonë. Mes të dënuarëve është Sokol Idrizi, ish-shofer i Ardi Veliut.

Të dënuarit dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë, përmes një argjendarie në Tiranë dhe nëpërmjet faqeve online.

Në pretencë Prokuroria e Posacme kërkoi dënimin ish-shoferit të drejtorit të Policisë Ardi Veliu, bashkë me familjen e tij, gruan dhe dy vajzat. E gjithë familja ishte vënë nën akuzë nga SPAK për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Gjatë dëshmisë së tij në gjyq, Idrizaj hodhi poshtë akuzat dhe theksoi se mediat kishin abuzuar me rastin, duke shpifur dhe baltosur emrin e tij dhe të familjes.

Gjykata e Posaçme ka vendosur këto dënime:

1-Sokol Idrizaj: 8 vite burg me gjykim të shkurtuar (5 vite e 7 muaj burg)

2-Elda Idrizaj: 8 vite burg me gjykim të shkurtuar (5 vite e 7 muaj burg)

3-Agustin Mesuli: 11 vite burg me gjykim të shkurtuar (7 vite e 5 muaj burg)

4-Altin Doda: 11 vite burg me gjykim të shkurtuar (7 vite e 5 muaj burg)

5-Florian Baku: 11 vite burg me gjykim të shkurtuar (7 vite e 5 muaj burg)

6-Egi Idrizaj: 7 vite burg me gjykim të shkurtuar (4 vite e 7 muaj burg). Për shkak të fëmijës së mitur, është pezulluar dënimi me burg.

7-Bora Idrizaj: 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove.

8-Vangjush Kashari: Pafajësi.

9-Tomor Baruti: 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove.

SHKARKO APP