GJKKO nis ndëshkimin e avokatëve që bojkotojnë gjyqet. 10 mbrojtës gjobiten me nga 50 mijë lekë

Gjykata e Posaçme ka nisur gjobitjen e avokatëve që bojkotojnë gjyqet, pas rregullores së re që ndalon përdorimin e celularëve në seancat gjyqësore.

Gjobat u vendosën gjatë procesit ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, në një seancë ku SPAK pritej të lexonte pretencën. Në zbatim të vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot pa afat, avokatët e të pandehurve qëndruan në pjesën e sallës së rezervuar për publikun, në vend që të merrnin pjesë në proces si mbrojtës.

Trupa gjykuese, e drejtuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, gjobiti me nga 50 mijë lekë (të rinj) mbi 10 avokatë, si të zgjedhur nga të pandehurit, ashtu edhe të caktuar kryesisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?