GJKKO refuzon kërkesën nga Ardian Çapja për lirim nga qelia

Ardian Çapja ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë, por Gjykata e Posaçme e Apelit nuk është bindur ndaj dhe vendosi që do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Çapja kërkoi zëvendësimin e masës në një masë më të butë, me pretendimin se nuk ka prova. Procedimi penal në ngarkim të Ardian dhe Florenc Çapjas i ka kaluar për kompetencë hetimi në SPAK.

Arrestimi i Ardian Çapjas është realizuar në kuadër të hetimeve për një vrasje të dyfishtë në vitin 2012, në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të vrarë babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri. Për këtë vrasje dyshohen si autorë Ardian dhe Florenc Çapja.

Ardian Çapja u arrestua nga operacioni “KRASTA 2021” i RENEA-s, në banesën e tij në Elbasan, ku u gjet dhe një kallashnikov, si edhe disa radio e uniforma policie.

Në lidhje me vrasjen e dyfishtë të vitit 2012, Prokuroria e Elbasanit firmosi urdhër-arresti edhe për të afërmin e 53-vjeçarit, Florenc Çapja, por ai nuk u arrestua, pasi rezulton të ishte larguar më parë jashtë vendit.

SHKARKO APP