Gjoba dhe bllokime patentash në Elbasan-Tiranë, shpejtësia shkon në 162 km/orë

Në rrugën interurbane Elbasan-Tuneli i Krrabës-Elbasan, gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 157 km/h deri në 162 km/h në kulmin e trafikut.

Policia e shtetit njofton se nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar.

Po ashtu janë vendosur 34 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

SHKARKO APP