Procedohen 3 inspektorë për gjoba fiktive, ISSH kundërshton
Dy burra dhe një grua po procedohen në gjendje të lirë pasi në kuadër të kontrollit antiduhan, dyshohen se kanë vendosur gjobë fiktive, ndaj një subjekti. Policia e Elbasanit njofton se bëhet fjalë për H.M, 45-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ( kryeinspektor); E.M, 31-vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë ( Inspektore) dhe A.M, 46-vjeç, banues në Elbasan, me detyrë (Inspektor), që të gjithë pranë ISHSH dega Elbasan.
Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u procedua penalisht shtetasi: G.P, 42-vjeç, banues në Elbasan, pasi në ambientet e lokalit që e kishte në përdorim ushtront aktivitetin të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular, i cili dyshohet me atë tij zhvillohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë ISSH-ja e Elbasanit, e cila thekson se funksionarët e saj kanë ushtruar vetëm detyrën dhe se subjekti tregtar është gjobitur konform parashikimeve, pasi sipas tyre, është konstatuar në shkelje të ligjit. ISSH-ja e Elbasanit thekson se pronari i subjektit ka ushtruar dhunë ndaj funksionarëve të saj. Gjithashtu ISSH-ja ka vënë në dispozicion foto, të cilat sipas saj, tregojnë se subjekti ka shkelur ligjin anti-duhan dhe veprimet e punonjësve janë brenda kuadrit ligjor.