Gjoba nga hiçi, policia ju fotografon shkeljet pa rënë në sy

Policia Rrugore e kryeqytetit është duke zhvilluar kontrolle intensive për të parandaluar aksidentet rrugore. Me thirrjen “Manifesto Durim në Drejtim”, Policia Rrugore e Tiranës tërheq vëmendjen e drejtuesve të automjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit të policisë, “me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe disiplinimin e lëvizjes në raport me rregullat e qarkullimit, por edhe shmangien e kontrolleve rutinë dhe jo efikase gjatë sezonit turistik, rrugorët e kryeqytetit monitorojnë dhe patrullojnë rrugët dhe segmentet problematike me agjentë civilë dhe jo vetëm, duke u fokusuar vetëm tek ata përdorues rruge që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke dokumentuar shkeljet e tyre me mjetet speciale që Policia Rrugore ka në përdorim”.

“Sezoni turistik karakterizohet nga një trafik i rënduar, kryesisht në rrugët lidhëse me zonat bregdetare dhe për rrjedhojë edhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtues mjetesh që nxitojnë dhe sfidojnë rregullin, pa menduar pasojat e rrezikshme për vete dhe të tjerët, janë më të shumta”, theksohet në njoftim, ndërsa është publikuar dhe një video ku evidentohen rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?